Ligjërohet martesa mes homoseksualeve në Tajvan

14:50 | 17/05/2019

I pari vend aziatik që ligjëron martesat mes homoseksualëve është Tajvani. Parlamenti i vendit miratoi ligjin e ri, i cili parashikon të drejta të kufizuara për sa i përket adoptimit. 

Tajvani bëhet vendi i parë aziatik që ligjëron martesat mes personave të së njëjtës gjini. Vendimi  u festua nga qindra mbështetës të të drejtave të homoseksualëve, jashtë ndërtesës së parlamentit të vendit. Në vitin 2017, gjykata kushtetuese vendosi se çiftet homoseksuale kanë të drejtë të kenë një martesë ligjore.

Ishin prezantuar tre projektligje të ndryshme. Dy prej tyre, nga ana e konservatorëve, synonin të kufizonin të drejtën e re për një bashkim civil në një marrëdhënie familjare.

Këto të dyja u rrëzuan, dhe ajo që u miratua ishte projektligji i qeverisë i cili flet hapur për martesë dhe jep të drejta të kufizuara adoptimi.

Gjykata kushtetuese, dy vjet më parë kishte vendosur se nuk ishte e ligjshme të ndaloje martesën për çiftet homoseksuale, duke dhënë kohë deri në 24 maj të vitit 2019 për miratimin e një norme të re.

Votimi, i cili konfirmon qëndrimin e Tajvanit në linjë të parë për sa i përket të drejtave të homoseksualëve aziatikë, është një fitore për grupet për të drejtat e komunitetit LGBT të cilët prej vitesh protestojnë për të pasur të njëjtën të drejtë për martesën, si çiftet heteroseksuale./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono