Lidhjet ekonomike Serbi-Turqi, shkëmbim mallrash

18:21 | 07/11/2018

Turqia dhe Serbia kanë përforcuar lidhjet e tyre ekonomike. Sipas një vlerësimi këto dy vende shkëmbejnë mallra në vlerë që i kalon 1 miliardë euro.

Turqia është bërë ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Serbisë. Sipas të dhënave zyrtare deri tani në këtë vend kapitali turk ka investuar mbi 200 milionë euro, ndërkohë që shkëmbimi i mallrave ka tejkaluar shumën prej një miliardë eurosh.

 “Ju turqit që jeni sjellur të mbani llogari për prodhimin, të kujdeseni për gratë tona, të jeni të mirë e të kujdesshëm ndaj tyre…A më dëgjuat, o turq!”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç , ditë më pare, nuk ka fshehur kënaqësinë për investimin më të ri ng Turqia në një fabrikë tekstili në qytetin e Kralevës në vlerën 35 milionë euro ku gjatë tre viteve të ardhshme do të gjejnë punë rreth dy mijë e pesëqind veta, kryesisht gra.

Në fakt, vitet e fundit bashkëpunimi Turqi-Serbi është në lulëzim e sipër. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka konfirmuar se vitin e kaluar shkëmbimet tregtare me Serbinë kanë kaluar njëmiliardë dollar duke bërë publik edhe objektivin që gjatë periudhës që vjen vlera të ngritet në tre miliardë. Gjatë tajkimit të fundit në Ankara, presidenti serb Vuçiç ka pranuar se  falë presidentit Erdogan dhe investimeve turke në Serbi problemi i papunësisë më nuk është si  më parë. Ndërkohë, për produktet serbe – tregjet turke vazhdojnë të mbeten të hapura. Ankaraja zyrtare nuk e fsheh se tek Beogradi shikon faktorin kyç për paqe dhe stabilitet në Ballkan./KLAN MACEDONIA





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono