Liderët botërorë solidarizohen për Katedralen në Paris

23:41 | 15/04/2019

Liderët botërorë e fetarë kanë shprehur solidaritetin e tyre me Francën pas zjarrit katastrofik që përfshiu katedralen e Notre Dame.

Për presidentin Makron është një trishtim i thellë për gjithë kombin francez. Si të gjithë bashkëqytetarët jam i trishtuar teksa shoh të digjet kjo pjesë e jona.

Presidenti amerikan Donald Trump shkruan në Tuiter se pamjet e zjarrit masiv tek Katedralja Notre Dame janë të tmerrshme. Ndoshta mund të përdoren helikopterë me ujë për fikjen e zjarrit nga ajri.

Ish presidenti Obama shkruan se Notre Dame është një nga thesaret më madhështorë të botës. “Eshtë në natyrën tonë të mbajmë zi kur shohim se si humbasim historinë, por është gjithashtu në natyrën tonë që ta rindërtojmë edhe më të fortë.”

Kancelarja Merkel është thellësisht e trishtuar nga pamjet e flakëve shkatërruese në katedralen Notre Dame në Paris, që e vlerëson si symbol të Francës dhe kulturës europiane. “Mendimet tona janë me miqtë francezë, u shpreh zëdhënësi i Merkel.

Kryepeshkopi i Uestminster, figura më e lartë katolike në Angli e Uells shprehet se Katedralja e vizituar nga miliona njerëz është një simbol i besimit në zemër të Europës.

Selia e Shenjtë në Vatikan shpreh trishtimin për zjarrin e rënë në Katedralen që është simbol i krishtërimit në Francë e në botë dhe shprehet se është pranë katolikëve në Francë e në mbarë botën. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono