Libri për Sokol Olldashin, Rrozhani: U tradhëtua brenda PD-së

21:55 | 30/11/2018

Gazetari Arben Rrozhani ishte i ftuar në “Provokacija” për të folur për librin e tij “Vrasja e Sokolit”, ku synohet të hidhet dritë në momentet e fundit të jetës së Sokol Olldashit. Sipas gazetarit, Olldashi u vra politikisht në 2007-n në garën përballë Edi Ramës për kreun e bashkisë së Tiransës ku u tradhëtua nga brenda PD-së.

“Kemi dhe vrasjen tjetër. Vrasja politike. Në atë libër do gjeni që ai fitoi në 2005-n me Agron Dukën. Ishte një sfidë që Agroni e thotë në libër “Unë u tërhoqa”. Sepse në Shijak ishte një situatë konfliktuale ku ai fitoi, por duket që në gjithë Shqipërinë, PD po fitonte dhe ai u tërhoq me nder për të mos u bërë shkak ndoshta edhe i një përplasje me armë. Në momentin tjetër ky futet në garë me Edi Ramën në 2007 dhe humbet. Por në rrëfimet e njerëzve që ka pasur afër ai duket që është tradhëtuar brenda PD-së. Njerëzit, të cilët u kishte besuar ai të ishin shtabi elektoral në Tiranë nuk e kishin mbështetur. Në shumë zona që ishin bastione të PD-së nuk e kishin mbështetur. Pjesa tjetër ishte gara me Bashën. Pas dorëheqjes së Berishës u bënë zgjedhjet në Korrik të 2013-s dhe u fut në garë. Aty do shikosh në libër se si është ndjerë i tradhëtuar nga partia e vet, por ai nuk nguron të akuzojë dhe LSI-në”, tha ai.

Rrozhani thotë se në librin e tij se Olldashi është vrarë edhe moralisht.

“Libri është një përpjekje modeste, por ka tre etapa të vrasjes së një njeriu. Është vrasja morale, që është një vrasje që lë shumë vraga dhe shenja ndoshta jo fizike por lë shumë shenja në subkoshiencën e personazhit. Dhe vrasja morale e Sokolit ka ndodhur. Jashtë mikrofonit, ata persona që kanë folur në libër kanë thënë që një njeri nuk mund të lihet flas për Sokolin 8 vjet në pushtet”, u shpreh gazetari në “Provokacija”.




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono