Librari mahnitëse që ju zgjojnë dëshirën për të lexuar

12:38 | 03/08/201812:380

A po dalin libraritë jashtë mode? Me zhvillimin e tejskajshëm të teknologjisë dhe aplikacioneve të argëtimit, leximi i librave është vënë fatkeqësisht në plan të dytë. Pasojë për këtë mbetët përdorimi çdo ditë dhe më i pakët i librarive dhe bibliotekave. Dhe pse leximi online mbetet efektiv, magjia e shfletimit të materialit fizik mbetet ndjesia më personale dhe marrëdhënia më e ngushtë që mund të krijohet me brendësinë e veprës për të cilin përpiqesh të lexosh. Duke vënë re mostërheqjen e të rinjve ndaj leximit real, universitete dhe instuticone të ndryshme kanë vënë në punë kreativitetin e tyre për të pasur një rritje të vizitorëvë nëpër libraritë e tyre. Kështu, si rezultat janë ndërtuar disa librari të mrekullueshme që të nxisin fantazinë dhe të joshin për ta mbajtur librin në duar sa më gjatë.

1-Libraria e kolegjit “Triniti”
Kjo sallë e mrekullueshme ndodhet në Dublin. Vjëtërsia e saj qindra vjeçare bën të mundur që ti të udhëtosh në kohë bashkë me historinë të cilën po e lexon. U ndërtua në vitin 1712 dhe tashmë përmban mbi 200.000 tituj librash, çdo sallë është 65 metra e gjatë.

2-Stadtbibliothek në Stuttgart
Kjo bibliotekë është konsideruar si një kuti bizhuterish e cila përmban të gjithë diturinë e qytetit të Stuttgart-it në të. Gjatë ditës pjesa e jashtme e ndërtesës është e gjelbërt, ndërsa gjatë natës shndërrohet në një blu ndriçuese. Qëlllimi i saj është që të hapë një botë të intelektuale dhe kulturore për njerëzit e të gjitha kombeve.

3-Stift Admont
Libraria Stift Admont, është një ndër më të mëdhajat në botë. E ndërtuar në stilin europian barok në vitin 1776. Ambjentet e saj përmbajnë libra që datojnë që prej shekullit të 8 p.e.s.

4-Livraria Lello
Kjo librari ndodhet në Portugali dhe është e ndërtuar në vitin 1881 nga vëllezërit Lello. Pjesë e arktiekturës neogotike kjo librari është për individët të cilët nuk mjaftohen me pak dhe nuk është e rekomandueshme për personat minimalistë, për shkak të arredimit të ngarkuar që përmban.

5- Libraria publike e Seattle-it
Ibraria publike e Seattle-it është mbështetëse ideale e idesë se një librari nuk është vetëm arkivë librash, por edhe manifestuese e te gjitha llojeve të mediave. Ndërtesa është e ndërtuar në ariktekturë të ndryshme gjeometrike duke e bërë atë sa më novative./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono