Libi, mijëra të evakuuar për shkak të luftimeve

23:09 | 08/04/201923:090

Rreth 3 mijë persona janë evakuuar nga Libia për shkak të luftimeve të ashpra që kanë përfshirë kryeqytetin Tripoli. Përveç popullsisë civile, edhe fuqitë e huaja kanë evakuuar stafin diplomatik pasi duket se beteja për pushtet nuk ka të ndalur.

Të paktën 2 mijë e 800 persona, përfshirë staf diplomatik, janë evakuuar nga rrethinat e Tripolit, në Libi, për shkak të luftimeve të ashpra. Sipas mediave ndërkombëtare, persona të tjerë, pjesa dërrmuese e të cilëve civilë, kanë mbetur të bllkuar në përleshje dhe kanë mbetur pa nevojat bazë.

Trupat e gjeneralit Khalifa Haftar nisën të enjten e kaluar një ofensivë me synim marrjen e kryeqytetit Tripoli nga duart e qeverisë së mbështetur nga OKB. Ndërkohë, kryeministri Fajez al Serraj ka akuzuar ushtarakun se ka organizuar një grusht shteti dhe ka paralajmëruar se forcat rebele të tij do të përballen me forcën e qeverisë. Deri të dielën viktimat e luftimeve kanë qenë mbi 20. Ditën e hënë në kryeqytetin libian u sulmua i vetmi aeroport funksional i vendit, Matiga. Të dhënat e para tregojnë se sulmi u krye nga forcat besnike të gjeneralit Haftar, por për këtë nuk ka patur një konfirmim.

Ndërkohë, burime të tjera sugjerojnë se ishte një avion luftarak që goditi njësitë e rebelëve pranë aeroportit, por pa shkaktuar viktima. Pasagjerë të shumtë u evakuuan nga terminali kryesor menjëherë pasi stafi i aeroportit njoftoi online mbylljen e kompleksit. Libia është përfshirë nga dhuna, destabiliteti politik dhe lufta për pushtet që kur lideri historik i saj Muamar Gadafi u rrëzua dhe u vra në vitin 2011./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono