Lezhiani çan postbllokun e policisë, çfarë fshihte në makinë

12:17 | 01/11/201912:170

Një 61 vjeçar nga Lezha nuk iu bind thirrjes së policisë për të ndaluar duke i rrezikuar jetën punonjësit të forcave të rendit.

Pasi e ndaloi ndërkohë që donte të largohej, policia zbuloi edhe shkakun e veprimit të tij të rrezikshëm.

Mësohet se 61 vjeçari kishte në makinë 68 kilogram lëndë narkotike, të dyshuar si cannabis sativa.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit Lezhë, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së Shëngjinit duke rrezikur jetën e punonjësve të Policisë, që ishin vendosur në pikë kontrolli për të ndaluar mjetin”, bën me dije policia.

Njoftimi i plotë

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë, i koduar “Rrethrrotullimi”.

Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë.

Sekuestrohen 68 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga pronari i automjetit, në të cilin u gjet lënda narkotike.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rrethrrotullimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

Z. B., 61 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit Lezhë, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së Shëngjinit duke rrezikur jetën e punonjësve të Policisë, që ishin vendosur në pikë kontrolli për të ndaluar mjetin.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij mjeti, në pronësi të shtetasit Z. B., i cili është konstatuar dhe bllokuar në një rrugicë, në Ishull, Shëngjin.

Gjatë kontrollit në mjet, u gjetën dhe u sekuestruan 68 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit Z. B., 61 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono