Lëvizje te Apolonia, mesfushori konfirmon largimin

21:10 | 12/11/201921:100

Mesfushori Krisel Prifti nuk do të jetë më pjesë e ekipit Apolonia. Futbollisti fierak ishte pjesë prej tre vitesh e skuadrës së qytetit të tij, por tashmë, të dyja palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin. Prifti ka falënderuar të gjithë ata me të cilët ka punuar tek Apolonia, duke shkruar: “Ju bëj me dije se nuk do të jem më pjesë e ekipit FK Apolonia, duke ndërprerë këtu marrëveshjen e arritur tre vite më parë.

Do të doja të falënderoja të gjitha trajnerët me të cilët kam punuar, me të cilët jam munduar të jap gjithmonë më shumë se maksimumin tim.  Të gjithë stafin e palodhur në këto tre vite, presidentin Koço Kokëdhima, i cili me ngrohtësinë dhe përkushtimin e tij, na ka mbështetur dhe na ka bërë të jemi ambiciozë, kudo në jetë.

Tifozët Green Boys dhe të gjithë ata që vahdojnë të mbështesin ekipin, pavarësisht se Apolonia nuk e meriton të jetë në Kategorinë e Parë.

Gjithashtu, falënderoj të gjithë çunat me të cilët kam ndarë momentet më të bukura dhe të trishta në fushë, janë ata momente që na bëjnë të ndihemi si familje.

Përzemërsisht, Krisel Prifti!

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono