Nga pastrimi i kolektorëve tek trajtimi i të burgosurve, përmbajtja e letrave të deputetëve ndaj ministrave të Ramës

14:08 | 04/01/202014:080

Telefoni nuk është forma e vetme me të cilën deputetët përpiqen të zgjidhin problemet, por ai ngelet mjeti kryesor.

Shkresat  zyrtare janë një prej mekanizamve të kontrollit parlamentar, por gjatë vitit 2019 kjo e drejtë është ushtruar më shumë nga opozita, se sa nga mazhoranca.

Kështu, në 95 shkresa zyrtare që kanë dalë nga Kuvendi me firmën e deputetëve drejt qeverisë apo institucioneve të pavarura, vetëm 35 u takojnë deputetëve socialistë.

44 % e këkesave janë të opozitës së vjetër, PD e LSI gjatë dy muajve të parë të 2019, kur ata ishin në parlament.

Opozita e re gjatë gjithë vitit, ka dërguar vetëm 18 kërkesa për informacion tek qeveria. Ndër deputetët e rinj, spikat Vasil Sterjovski. Ai përfaqëson minoritetin maqedonas, dhe ka drejtuar disa shkresa për furnizimin me energji të bashkisë Pustec, për arsimimin në gjuhën maqedonase të minoritetit, etj.

Kërkesat e deputetëve socialistë janë vetëm 37 % e totalit. Në rastet kur ministrat nuk ju funksionojnë me telefon, apo për të lënë gjumë shkresore për shqetësimet e tyre, ata firmosin një kërkesë.

3 janë deputetet që e kanë përdorur më shumë këtë formë të kontrollit parlamentar:

Ermonela Felaj ka dorëzuar 10 kërkesa, të gjitha lidhur me zonën e saj elektorale Kucovën: ajo kërkon shtesë buxheti për bashkinë, rikonstruksion banesash të familjeve rome, rikonstruksion spitali e kishe në këtë bashki.

9 shkresa ka dërguar Vasilika Hysi, të lidhura kryesisht me drejtësinë për të mitur, pakicat kombëtare apo trajtimin e të sëmurëve mendorë në burgje.

E treta është Antoneta Dhima, me 7 kërkesa, edha ajo e përqëndruar tek zona e saj elektorale Patosi.

Dhima  psh kërkon pastrimin e kolektorit në Roskovec, rikonstruksionin e qendrës shëndetësore në Zharrës, apo ngritjen e një nënstacioni të ri elektrik në Patos, si dhe informacion mbi statusin e naftëtarit./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono