Lerda: Vllaznia ekip kompakt, kam disa porosi. Krenar nëse e kam rritur Trashin!

13:32 | 18/10/201913:320

Franco Lerda, trajneri i Partizanit, ka dalë sot para mediave për të folur për ndeshjen e radhës me Vllazninë dhe gjendje e skuadrës së tij. Fillimisht është pyetur për traditën e rezultateve jo të mira ndaj të kuqve.

“E kam parë ekipin këto ditë dhe jemi mirë, si nga koka dhe nga këmbët. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Luhet në një stadium të mirë dhe me terren po të mirë. Kjo gjithashtu është e rëndësishme. Do ketë tifozë dhe kjo është diçka që në motivon të bëjmë një paraqitje të mirë. Janë një ekip i ngjitur në kategori, por luajnë mirë futboll. Do jetë ndeshje e vështirë, por unë kam besim”.

“Mungesa e tifozëve të Partizanit? Duhet të përfundojmë dënimin dhe më vjen keq për këtë. ishim përgatitur për dënimin. Do të mundohemi të luajmë edhe për ata”.

“Reparti ku duhet punuar më shumë? Punojmë me të gjitha repartet. Kemi punuar gjatë javës për të vendosur nëse do luajmë me tre apo katër mbrojtës. Kemi punuar edhe me sulmin. Besoj se repartet janë të konsoliduara. I vetmi spostim është ai i Malës, që luan si mbrojtës i djathtë tani”.

“Kemi punuar me grup të reduktuar, kemi pasur lojtarë në kombëtare. Sot vjen Brown, është kthyer Trashi i motivuar pas golit me kombëtaren. Paraqitja e lojtarëve nëpër kombëtare? Kanë qenë paraqitje pozitive për të dy, sidomos për Trashin që shënoi. Edhe Mala është paraqitur mirë. Këshilla ime? Të vazhdojnë kështu. Shënoi këtë herë, herën tjetër vjen Franca dhe nëse u shënon edhe atyre do të jetë edhe më mirë”.

“Formacioni? Do ndryshojmë diçka, të shohim. Kemi shumë mundësi për mesfushën dhe përpara në sulm. Duhet të marr një vendim të mirë. Do i shoh edhe sot lojtarët në stërvitje. Kam shumë besim te djemtë. Mala do të luajë si mbrojtës po luajtëm me katër. Nuk kam një mbrojtës të djathtë. Idrizi akoma nuk është në kondicionin e duhur. Mala e bën shumë mirë atë rol”.

“Vllaznia ka mbrojtjen më të mirë? Është një ekip që ka pasur tre gola, janë shumë kompakt. Duhet të bëjmë mirë në fazën sulmuese, të jemi agresivë. Duhet të përmirësohemi në pasimin e fundit, të mos jemi egoistë dhe të shfrytëzojmë rastet. T’ia lëmë lojës”.

“Nervozizmi në ekip? Më shikoni në sy, jam i qetë. Nëse i them dikujt dil nga stërvitja, nuk do të thotë që ka nervozizëm. Ka rregulla për të zbatuar dhe ato janë të rëndësishme”.

“Objektivi? Dua të fitojmë. Jam në ekipin kampion në fuqi dhe përgatitemi të fitojmë. Këtë do e kërkojmë. Kudo do synoja të fitoja. Se si del ndeshja, është çështje tjetër. E rëndësishme është që përgatitemi për të fituar”.

“Rritja e Trashit? Është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Po tregon çdo ditë rritje dhe është një lojtar që gjithmonë jep maksimumin. Sikur vetëm 1% të kem ndikuar unë në paraqitjen e tij me kombëtaren, do të isha shumë i kënaqur”, tha Lerda në mbyllje të konferencës.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono