Leksione nga Pochettino, Jonuz i Vllaznisë në Katar

12:13 | 09/10/201912:130

Vllaznia e Mirsad Jonuz i ka habitur të gjithë, ndërkohë që ka vlerësime mjaft pozitive edhe për trajnerin me origjinë boshnjake të kuqebluve. Së fundmi ai është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në Katar, aty po merr pjesë në një aktivitet të rëndësishëm.

“Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, prej dy ditësh ndodhet në Doha të Katarit, aty ku po merr pjesë në një samit botëror të organizuar nga ‘Aspire Academy’ të titulluar ‘Performanca e futbollit dhe shkenca’. Ai është ftuar në këtë samit nga drejtuesit e kësaj Akademie, për të qenë i pranishëm bashkë me shumë personalitete të tjera të futbollit botëror dhe përfaqësues të shumë klubeve dhe federatave nga vende të ndryshme.

Jonuz ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit tonë këtë javë dhe ka udhëtuar drejt Katarit për të marrë pjesë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm ku në rolin e lektorëve kanë qenë emra të tillë si Mauricio Pochettino, Felix Sanchez, Hernan Crespo, Heimir Hallgrimsson, Slavisa Jokanoviç etj.

Trajneri i ekipit kuqeblu, po ashtu, ka zhvilluar edhe shumë takime duke biseduar për mundësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit me Vllazninë. Samiti përfundon sot dhe trajneri Mirsad Jonuz do të kthehet menjëherë në Shkodër për të vijuar punën me ekipin dhe përgatitjet për ndeshjen e radhës me Partizanin”, njofton klubi i Vllaznisë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono