Legjenda Van Basten kritikon: Nuk e shikoja dot ndeshjen, hapa Netflix!

11:29 | 17/11/201911:290

Holanda arriti të sigurojë kualifikimin për në Euro 2020 pas barazimit pa gola kundër Irlandës së Veriut. Një ndeshje për t’u harruar për holandezët, ku vendasit humbën dhe një penallti në pjesën e parë. Përpos rezultatit legjenda e kombëtares, Marco Van Basten, është i lumtur për kualifikimin dhe pret më shumë nga ekipi gjatë Europianit.

‘’Ishte një ndeshje e dobët nga ana jonë. Pas 30 minutash lojë unë vendosa të shikoj Netflix sepse nuk po arrija ta shikoja më ndeshjen, ishte e mërzitshme”, deklaron holandezi për programin “Goedemorgen Oranje” në FOX Sports.

‘’Më pëlqen të shikoj futboll. Ekipi jonë kombëtar është rritur nga ndeshja në ndeshje dhe e meritoi kualifikimin. Lojtarët janë më të bashkuar se kurrë dhe kjo duket në fushën e lojës. Jemi një ekip më i mirë tani dhe lojtarët duhet ta shijojnë këtë moment. Thjesht duhet të luajnë futboll’’, mbyll Van Basten. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono