Legalizohen 296 pallate të braktisura nga ndërtuesit, Lame thirrje qytetarëve

18:22 | 27/12/201918:220

Leglizohen 296 pallate të braktisura nga ndërtuesit në Shqipëri. Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës Shqiptare Artan Lame i bëri thirrje qytetarëve që të bashkojnë dokumentat dhe ti drejtohen sporteleve të këtij institucioni për të përshpejtuar procedurën e legalizimeve. Ndërsa në prag të festave janë shpërndarë lejet e legalizimit edhe për katër kulla që janë ndërtuar në kryeqytet para 20 vitesh.

“Na mbetet vetëm një gjë t’u bëjmë thirrje banorëve të atyre subjekteve, që ky është një rast me pallate, shikoni sa të mëdhaja janë me subjektin që nuk jeton me dhe po arrijmë të legalizojmë dhe tu japim tapitë e shtëpisë “, tha Lame.

Kreu i Kadastrës u ndal sërisht tek pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit, përsa i takon cilësisë së ndërtimit.

E pranishme në shpërndarjen e lejeve të legalizimit ka qenë edhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj .Qyteti me më shumë objekte të legalizuara është Tirana me 124 pallate, e ndjekur nga Saranda me 63 dhe Vlora me 29 të tilla./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono