LDK përgatitet të dërgojë Thaçin në Kushtetuese për kufijtë


11:27 | 10/08/2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shumë shpejt mund të përballet me gjykatën kushtetuese në vend për sa i përket idesë së tij për korrigjim të kufijve me Serbinë. Lidhja Demokratike e Kosovës po përgatit dokumentet me të cilat do të vërtetojë shkeljet kushtetuese të kryera nga Kreu i Shtetit.

Lidhja Demokratike e Kosovës pjesë e opozitës në vend ka bërë të qartë se nuk do të përkrahë në asnjë mënyrë presidentin tHaci për drejtimin e raundit të radhës së negociatave me Serbinë, dhe as në idenë e tij për korrigjimin e kufijve.

Përkundrazi, LDK po përgatitet që të dërgojë Kreun e Shtetit në Gjykatë Kushtetuese. Deputetja e kësaj partie Vjosa Osmani, konfirmoi për mediat kosovare se janë duke përgatitur kërkesën për interpretim nga Gjykata, për ato që LDK i konsideron shkelje kushtetuese nga ana e Thaçit.

Nga mbledhja e fundit e kryesisë së LDK-së, që u drejtua nga kryetari Isa Mustafa, kjo parti doli me qëndrim edhe më të fortë kundër Presidentit Thaçi, përkatësisht udhëheqjes së dialogut me Serbinë nga ai dhe prekjes së kufijve të vendit.

Nga ana tjetër, Presidenti Thaçi këmbëngul që në takimin e ardhshëm në Bruksel të paraqesë propozimin e tij për korrigjimin e kufijve. Deri më tani ai nuk ka marrë përkrahjen as nga kryeministri, as nga kryeparlamentari, e aq më pak nga partitë opozitare. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono