Largimi nga Ministria e Kulturës, Kumbaro: Nuk ka ministër të përjetshëm

20:45 | 10/05/2019

Mirela Kumbaro ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nanos. Ajo i është përgjigjur pyetjes së moderatorit Nano nëse zgjedhja e saj nga ana e kryeministrit Rama në krye të Ministrisë së Kulturës ka qenë episodike.

Sipas ish-ministres, Edi Rama e ka zgjedhur qëllimisht atë. Kumbaro theksoi se përdrisa mori mandatin e dytë kjo do të thotë që kryeministri nuk është penduar që e ka vënë në drejtimin e dikasterit të kulturës.

Ndërkohë ajo u shpreh se largimi nga drejtimi i ministrisë ka qenë normal pasi çdo gjë ka nevojë të rinovohet. Ajo nënvizoi se ka dalë nga Ministria e Kulturës me një bilanc shumë pozitiv.

Mirela Kumbaro: Jo nuk ka qenë episodike. Ka qenë e menduar. Pra unë nuk mund të them se ka qenë masive, por ka qenë e menduar dhe sigurisht gjithmonë është kryeministri i radhës ai që zgjedh lojtarët e skuadrës së vet nëse mund të përdorim disa terma sportivë si një kapiten skuadre. Ajo që unë mund të konfirmoj është që zgjedhja e kryeministrit Edi Rama për të pasur ministrin e Kulturës jo domosdoshmërisht Mirela Kumbaron, por një person që nuk vinte nga eksperienca e mirëfilltë politike, por që vinte nga sektori përkatës ka qenë një zgjedhje e qëllimshme që ma ka pohuar vetë. Unë besoj që kjo lidhej të paktën deri në vitin 2013 me një situatë shumë konkrete me faktin që Ministria e Kulturës në 25 vite, me përjashtim të rastit ku mund të ketë vetë Edi Rama ministër kulture, përgjithësisht ka qenë një post ku i është dhënë kolegëve që vinin nga llogorja e politikës, dhe jo domosdoshmërisht nga eksperienca dhe përvoja nga ky sektor. Ideja për të marrë një ministre nga sektori, pa eksperiencë politike besoj që ka qenë një gjë e mirëmenduar nga Edi Rama.

Është bërë pishman tani?

Mirel Kumbaro: Besoj se përderisa më konfirmoi edhe në mandatin e dytë them se jo.

Por të hoqi?

Mirela Kumbaro: Është normale dhe kjo sepse ministër të përjetshëm nuk ka dhe çdo ministër në një moment të caktuar, çdo post ka nevojë të rinovohet edhe për energji dhe për diversifikim idesh, projektesh. Pastaj nuk mendoj se më hoqi për dështim në projektet e mia. Përkundrazi besoj që kam dalë me një bilanc shumë pozitiv, por në momentin e ndryshimit të thellë të qeverisë në një moment të caktuar politik.

Por juve ju dhembi?

Mirela Kumbaro: Jo. Që të jem e sinqertë jo. E kam shprehur dhe nuk më ka dhembur sepse e quaj si një pjesë normale të rrugëtimit tim në atë detyë, ku nëse kthej kokën pas kam shumë më tepër arsye të jem krenare dhe ku them që detyrën time e kam kryer me sukses. Do doja të bëja shumë më tepër, por kjo nuk varet nga individi. Kjo është shumë normale që të vijë kolegu dhe të vazhdojë projektin./abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono