Lange: “Tahiri e Xhafaj” nuk janë kushte nga Gjermania

20:08 | 13/06/2018

Çështjet  “Tahiri “ dhe “Xhafaj “ nuk janë kushte të Gjermanisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë, Kristan Lange, tha ne Tirane se Gjermania sheh si problem korrupsionin dhe kërkon përshpejtimin e procesit të vettingut.

 Çështja “Tahiri” nuk është një kusht i Gjermanisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. E thote kete ne Tirane Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange.

Christian Lange   Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë: “Nuk është e zakonshme që raste të veçanta të kthehen kusht për projekte europiane”.

Të njëjtin qëndrim zyrtari i lartë gjerman mbajti edhe për çështjen “Xhafaj”, teksa komentoi deklaratën e bërë nga nr dy i kancelares Merkel, në CDU/CSU, Johan David Vadeful, i cili u shpreh pak dite me pare se Ministri i Brendshëm i Shqiperise është në konflikt interesi.

Christian Lange   Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë: “E kam dëgjuar deklaratën e kolegut Vadephul dhe mund t’u them se Gjermania nuk e ka traditë të mbajë qëndrime për politikat e brendshme të shteteve. Dhe kjo gjë më ka surprizuar.”

Shqetësim për të në Shqipëri vijon të mbetet korrupsioni. Si dëshmi të këtij fenomeni solli shqetesimin e disa investitoreve te vendit te tij qe operojne ne Shqiperi.

Christian Lange   Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë: “Investitorët gjermanë më sollën në vëmendje se problemi kryesor që kanë është korrupsioni. Korrupsioni mbështet krimin e organizuar, terrorizmin dhe është risk për aparatin e sigurisë. Korrupsioni në sistemin e drejtësisë pengon qasjen në gjyqësor, që është baza për sistemin e drejtësisë dhe për një proces të ndershëm”.

Ndaj dhe vazhdimin e zbatimit të vetingut e quan shumë i rëndësishëm e kërkon një tjetër ritëm.

“Ky proces jo vetëm duhet të vijojë por edhe duhet përshpejtuar”

Gjermania ende nuk ka një vendim lidhur me Shqipërinë, por për zyrtarin e lartë gjerman, reforma në drejtësi  do të jetë kyçe në vendimmarrjen për hapjen e negociatave. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono