Lançohet programi shqiptaro-suedez për Drejtësinë Penale për të Miturit

09:44 | 25/01/201809:440

Është lançuar një ditë më parë programit shqiptaro-suedez për Drejtësinë Penale për të Miturit në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Ministrja Gjonaj e cilësoi një hap të rëndësishëm startimin e këtij programi që synon të mbështesë forcimin e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese dhe gjykatave shqiptare për zbatimin në mënyrë efikase të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit.

Ajo theksoi se Drejtësia Penale për të Miturit është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Të miturit për një kohë të gjatë kanë qenë viktima të keqzbatimit të vendimeve të gjykatave shqiptare si vendimeve të ashpra për shkak të mungesës së një sërë institucioneve të specializuara për trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri”- u shpreh Gjonaj.

Në këtë takim, Ministrja Gjonaj shpalosi disa nga objektivat që Ministria e Drejtësisë synon të përmbushë gjatë vitit 2018 në kuadër të zbatimit të Kodit për të Miturit. Këto objektiva konsistojnë në plotësimin e kuadrit nënligjor e ndjekur kjo gjithashtu me përshtatjen e mjediseve me pajisjet e posaçme për marrjen në pyetje të të miturve në sistemin penitenciar, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Brendshme. Sfidë për vitin 2019, mbetet krijimi dhe funksionimi i Qendrës së Parandalimit të Krimit të të Miturve dhe të Rinjve.

Nga ana e tij, drejtuesi i Operacioneve Mbështetëse të Paqes dhe Seksionit të Bashkëpuninimit për Zhvillim Ndërkombëtar z. Joakim Baltazarsson tha se programi suedez është bazuar në nevojat që janë shprehur nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe është hartuar në kontekst të reformës së sistemit të drejtësisë me qëllim përmbushjen e standardeve europiane për drejtësinë për të mitur. Rezultatet e programit në një afat kohor më të shkurtër, tha z. Baltazarsson do të vërehen në zbatimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, në nivelin organizativ, zhvillimin e mjeteve, manualeve si dhe nxitjen e një bashkëpunimi sa më efikas mes agjensive ligjzbatuese.

Sekretari i Shtetit për Ministrinë e Çështjeve të BE-së dhe Tregtisë së Suedisë, z. Oscar Stenstrom theksoi progresin e dukshëm që Shqipëria ka bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë, një proces që sipas tij nuk mund të realizohet brenda një nate, por kërkon kohën e duhur ku të gjitha institucionet të zënë vendin e tyre dhe respektojnë ligjin.

Për sekretarin e shtetit suedez, një zë të veçantë në reformimin e sistemit të drejtësisë merr drejtësia për të miturit. Në këtë aspekt z. Stenstrom vlerësoi punën e bërë nga qeveria shqiptare me miratimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, duke konsideruar njëkohësisht si shumë të rëndësishëm edhe zbatimin e tij.

Programi “Forcimi i kapaciteteve te agjencive ligjzbatuese dhe gjykatave shqiptare për përmbushjen e standardeve të të drejtave të njeriut në drejtësinë për të miturit, është financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunimin për Zhvillimin Ndërkombëtar (SIDA) nëpërmjet ambasadës suedeze në Tiranë. Programi zbatohet gjatë periudhës 2017-2020.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë Ministri i Brendshëm, z. Fatmir Xhafaj, Sekretari i Shtetit për Ministrinë e Çështjeve të BE-së dhe Tregtisë së Suedisë, z. Oscar Stenstrom, Drejtuesi i Operacioneve Mbështetëse të Paqes dhe Seksionit të Bashkëpuninimit për Zhvillimin Ndërkombëtar, Autoriteti Policor Suedez, z. Joakim Baltazarsson, si dhe përfaqësues nga organizatat e huaja, prokuroritë dhe gjykatat shqiptare.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono