Lançohet nisma “Kurorat e gjelbra të shkollave”

14:09 | 14/01/2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla lançuan nismën “Kurorat e gjelbra të shkollave”. Aksion parashikon mbjelljen e 20 milionë e 200 mije pemëve në të gjithë vendin.

20 milionë e 200 mijë pemë. Kaq fidanë të rinj parashikohet ti shohen vendit deri në vitin 2020, tregoi ministri i Mjedisit dhe Turizmit.
Blendi Klosi së bashku me ministren e Arsimit Lindita Nikolla, lançuan nismën “Kurorat e gjelbra të shkollave”.

“Jemi sot në Shëngjin në një nga shkollat e para të nismës sonë për të mbjellë 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020, një aksion i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, do të shtrihet çdo institucion shtetëror, do të shtrihet në çdo fermë apo në çdo qytetar që do mjedisin. Ky aksion nuk mund të jetë vetëm një aksion që shkon nëpër pyjet e mëdha, por është një aksion që duhet të shtrihet në çdo qendër të banuar. Duke iu drejtuar pemëve, ne i drejtohemi jetës dhe prandaj në muajt në vazhdim ne do të përpiqemi që brenda këtij viti të mbjellim 550 mijë pemë në 550 vjetorin e Skënderbeut”.

Ministrja Nikolla u shpreh se së bashku me skuadrën e arsimit do të angazhohen për të garantuar suksesin e kësaj nisme në të gjithë vendin./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono