Lamtumirë lëvizjes së lirë!

19:07 | 19/08/2019

Qeveria britanike ka vendosur të ashpërsojë qëndrimin e saj në negociatat me Brukselin për Breksit. Londra zyrtare ka paralajmëruar se lëvizja e lirë do të marrë fund në tetor nëse BE-ja nuk negocion një marrëveshje të re dhe jo në vitin 2021, sikurse kishte parashikuar qeveria e Theresa May.

Qeveria britanike ka deklaruar se rregullat që u lejonin shtetasve europianë të jetonin dhe të punonin lirshëm në Mbretërinë e Bashkuar do të shfuqizohen në rast të një daljeje pa marrëveshje nga BE-ja në fund të tetorit.

Qeveria e Theresa May kishte menduar zgjatjen e lirisë së lëvizjes deri në vitin 2021, ose t’u lejonte shtetasve europiane të qëndronin për tre muaj në Britaninë e Madhe derisa të aplikonin për një qëndrim më të gjatë.

Sidoqoftë, të dyja këto opsione tashmë janë hedhur poshtë, në favor të një qasjeje të re të Londrës përballë Brukselit që do të publikohet më vonë. Aktualisht janë rreth 3 milionë qytetarë europianë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Liria e lëvizjes u lejon atyre që të qëndrojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të BE-së. I pyetur lidhur me çështjen, kryeministri Boris Johnson deklaroi se Mbretëria e Bashkuar nuk do të tregohet armiqësore ndaj emigrantëve dhe emigracionit.

Por shtoi se në Britaninë e Madhe ky fenomen do të kontrollohet në mënyrë demokratike. Ndërkohë një zëdhënëse e Downing Street ritheksoi synimin e qeverisë për një sistem të stilit australian, të bazuar në pikë.

Ajo shtoi gjithashtu se rregulla të reja kundër kriminalitetit do të hyjnë në fuqi për personat që do të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono