Lajmet për survejimin e Bashës, kreu i PD mbledh drejtuesit

12:10 | 01/06/2018

Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur në seli drejtuesit e PD dhe të grupit parlamentar pas lajmeve për survejimin e paligjshëm nga policia të kreut të opozitës dhe familjes së tij.

Burimet bënë të ditur për ABC News se në takim po marrin pjesë nënkryetarët e partisë, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, nënkryetaret e komisionit të ligjeve dhe atij të sigurisë, Alibeaj, Noka dhe deputetët Oerd Bylykbashi dhe  Ervin Salianji.

Në takim është i pranishëm gjithashtu edhe sekretari përgjithshem i PD-së, Arben Ristani. Burimet bënë të ditur se PD pritet të reagojë për këtë akt, të cilësuar të paligjshëm nga ana policisë nën urdhrat private të Fatmir Xhafës.

Ndërsa zyra për marrëdhëniet me median në Policinë e Shtetit, e pyetur nga ABC News, lidhur me këto informacione për survejimin e kreut të opozitës dhe familjes së tij, i cilësoi ato lajme të pavërteta.

Por Policia e Shtetit në një reagim zyrtar përgënjeshtroi lajmet se familja Basha mbahet nën vëzhgim nga forca policore. Policia thekson se Basha përfiton nga statusi si kryetar i opozitës masa shtesë dhe shoqërohet nga forca të Gardës së Republikës. Por, sipas policisë, nuk ka në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, monitorim survejues të tij nga strukturat e Policisë së Shtetit.

/abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono