Sport
Albano Janku zgjidhet gjyqtari më i mirë shqiptar i 2010-ës
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Shoqata e Gjyqtarëve, e nderuan për herë të katërt
11 janar 2011 14:11
Ka çmim për futbollistë e trajnerë, por ka edhe për gjyqtarë. Një ditë pasi FIFA dhe “Frans Futboll” dhanë Topin e Artë, Federata Shqiptare e Futbollit zgjodhi gjyqtarin më të mirë shqiptar të 2010-ës, që është Albano Janku.

Veteranit 44-vjeçar iu dha ky çmim nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Futbollit, duke e nderuar për herë të katërt në karrierë, një kënaqësi që shumë pak vetë mund ta kenë pasur.

Kënaqësi që u përjetua në momentin që Eduard Prodani, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, deklaroi emrin e fituesit dhe kur, më pas, presidenti Armand Duka i dorëzoi çmimin.

Janku, tashmë një veteran edhe nëpër ceremoni, nuk deshi ta merrte krejtësisht për vete meritën e këtij suksesi, por e ndau atë menjëherë me asistentët që ka pasur në të majtë e në të djathtë në të gjitha ndeshjet ku ka arbitruar.

Një karrierë e rëndësishme po vjen drejt fundit.

Mbetet edhe një vit dhe Janku do të donte që kjo kënaqësi të përsëritej edhe në janar të 2012-ës.
Promo
Live Stream
Moti
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,21
109.58
EUR / LEK
0,41
141.05
GBP / LEK
-0,25
166.85
CHF / LEK
-1,16
113.36
JPY / LEK
-1,32
106.81
Partnerë