Serbët në pjesën veriore të Kosovës janë mbledhur sot në disa lokacione dhe kanë bllokuar rrugët. Lajmin e kanë bërë me dije mediat serbe.
Sipas këtyre burimeve, ata në këtë mënyrë kanë dhënë mesazhin se nuk dëshirojnë integrimin në shoqërinë kosovare dhe se nuk pranojnë institucionet e Kosovës, në këtë pjesë të vendit, njofton agjencia e lajmeve “Tanjug”.