Rajoni
FBI do të hetojë vdekjen e Asanajt
Ambasada amerikane në Prishtinë konfirmon pjesëmarrjen e FBI-së në hetime
22 qershor 2012 18:00
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord që t’i ofrojnë ndihmë autoriteteve kosovare për të hetuar vdekjen e Dino Asanaj, ish-drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i cili ishte edhe shtetas amerikan. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi në një mbledhje të Qeverisë i pati bërë thirrje mekanizmave përgjegjës vendorë e ndërkombëtarë për të hetuar rrethanat e vdekjes së Asanajt. Ai tha se nuk do të lejonte që "shantazhi, krimi dhe dhuna" të pengojnë ekonominë e lirë të tregut në Kosovë, si dhe ka shfaqur gatishmërinë për të vepruar po ashtu kundër, siç i ka quajtur ai, grupeve mafioze që “nuk e kuptojnë” këtë lloj të ekonomisë. Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pranë Departamentit Gjyqësor të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtejshëm”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ambasadës amerikane në Prishtinë. Megjithëse fillimisht vdekja e Asanajt ishte cilësuar si vrasje, mjekët ligjorë në Kosovë kanë thënë se në bazë të autopsisë, Asanaj ka bërë vetëvrasje, duke i shkaktuar vetes 11 prerje me thikë. Rezultatet e autopsisë i ka konfirmuar edhe misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

29° / 20°
Nesër

21° / 18°
Pasnesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë