Në proces 5. 5 milion skeda të kartotekës se leksikografisë
Thesari gjuhësor i cili ruhet në institutin e gjuhësisë dhe letërsisë është drejtë përfundimit të informatizimit të tij. Bëhet fjalë për 5. 5 milion skeda të Kartotekës se leksikografisë, Drejtori i Qendrës Studimore Albanologjike, Ardian Marashi bën me dije për “abc news” se brenda këtij viti ky proces do të përfundoj dhe ky thesar gjuhësor do të shpëtoj nga dekompozimi i kohës, pasi skedat janë prej kartoni dhe të shkruara me dorë.
Mbi bazën e këtyre skedave , janë realizuar edhe Fjalori i Gjuhës Shqipe i ‘81-shit, dhe i 2006-s Marashi thotë se pa këtë skedar, ne nuk mund të arrijmë dot atë që vendet e qytetëruara kanë arritur, atë që quhet “thesarusi” i gjuhës, ku përfshihen të gjitha unitetet leksikore që përmban një gjuhë nuk fillon sot, do të fillojë dikur.
Brenda këtij viti do të shpëtohet e gjithë kartoteka e leksikut të gjuhës shqipe dhe do të vihet në funksion të leksikologëve dhe përdoruesve në mënyrë sa më të thjeshtëzuar.