Bota
Gjermani, dorëhiqet kreu i shërbimeve sekrete
Shkak gabimet në hetimet e një celule neonaziste
02 korrik 2012 17:45
Heinz Fromm, kreu i shërbimeve sekrete gjermane, dha doreheqjen pasi pranoi një seri gabimesh në hetimet e një celule neo-naziste.
Grupi ekstremist besohet se është fajtor për vrasjen e dhjetë personave, shumica e të cilëve emigrantë turq, në një periudhë kohore prej shtatë vitesh.
Kancerlarja Angela Merkel vendosi më parë në pikëpyetje aftësitë e shërbimeve të inteligjencës, pas arrestimeve dhe mësimit të historisë që tronditi Gjermaninë në fillim të vitit.
Një hetim i brendshëm i shërbimeve sekrete nxorri ne pah se brenda kësaj strukture ishin bërë një seri gabimesh, që lejuan vazhdimin e aktivitetit të neo-nazistëve për një periudhë të gjatë kohore.
Per pasoje 63-vjeçari Fromm i paraqiti ministrit të brendshëm, Hans-Peter Friedrich, vendimin e tij për të dalë në pension të parakohshëm.
”Zoti Fromm ndihet i tronditur dhe i befasuar nga gabimet e punonjësve nën autoritetin e tij”, pranoi Friedrich në një komunikatë.
”Ashtu si unë, edhe ai ndien një shqetësim të thellë në lidhje me reputacionin jo te mire të shërbimeve sekrete”, shtoi ministri Hans-Peter Friedrich.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

21° / 18°
Nesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë