Në Kombet e Bashkuara nisin negociatat për hartimin e traktatit të parë të detyrueshëm që do të rregullojë tregun botëror të armëve. Negociatat që fillojnë sot planifikohet të zgjasin deri më 27 korrik. Raportet thonë se vendet janë te ndara në lidhje me faktin se sa i ashpër duhet të jetë traktati në rregullimin e tregut, që kap vlerën e më shumë se 60 miliardë dollarëve në vit. Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera duan të përjashtojnë municionin nga traktati, ndërsa Kina nuk dëshiron që traktati të mbulojë armët e vogla. Ekziston edhe një debat nëse mbrojtja e të drejtave të njeriut nga vende të ndryshme të përfshihet si kriter për lejimin ose jo të qeverive për eksportim armësh.
Shtetet e Bashkuara janë eksportuesi më i madh në botë i armëve, e më pas vijnë Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia.