Katër persona janë marrë peng në një bankë në qytetin Tuluz të Francës nga një person, i cili pretendon se ka lidhje me Al-Kaedën. Lajmin e kanë bërë me dije mediat franceze.
Dëshmitarët bëjnë me dije se janë dëgjuar të shtëna armësh, ndërsa pengmarrësi ka thënë se kërkon të flasë me autoritetet policore.
Drejtori i bankës është në mesin e pengjeve, ndërsa policia e Francës është vënë në gadishmëri.
Kjo nuk është hera e parë që qyteti i Tuluzës përfshihet nga ngjarje të rënda. Në muajin mars një islamist i armatosur u ekzekutua nga policia pasi mori jetën e 7 personave përfshirë dhe tre fëmijë.