Bota
Egjipt, Vëllazëria Myslimane shpall fitoren
Rezultatet zyrtare shpallen më 21 qershor
18 qershor 2012 16:33
This text will be replaced
Partia për Liri dhe Drejtësi e Egjiptit, që është krahu politik i Vëllazërisë Myslimane, ka njoftuar të hënën se kandidati i saj, Muhamed Mursi, ka fituar zgjedhjet presidenciale të 16 dhe 17 qershorit.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të internetit, Vëllazëria Myslimane e ka deklaruar Mursin “presidentin e parë egjiptian të zgjedhur nga populli”.
Sipas rezultateve të fundit jozyrtare, Mursi ka fituar 52 për qind të votave, ndërsa kundër-kandidati i tij, Ahmed Shafik, ka marrë 48 për qind të tyre. Autoritetet zgjedhore thonë se rezultatet zyrtare do të shpallen më 21 qershor.
Shtabi i Shafikut nuk ka bërë publik ndonjë rezultat.
Këto kanë qenë zgjedhjet e para presidenciale në Egjipt, që nga rrëzimi i Hosni Mubarak, në revoltën popullore të vitit të kaluar.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

29° / 20°
Nesër

21° / 18°
Pasnesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë