Aktualitet
Presidenti Nishani mesazh urimi nga homologu gjerman
“Gjermania mbështet Shqipërinë për marrjen e statusit”
08 gusht 2012 18:09
Gjermania ka garantuar mbështetjen e saj për dhënien e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Një garanci e tillë i është dhënë Presidentit, Bujar Nishani nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck. Presidenti gjerman Gauck ka uruar Presidentin me rastin e marrjes së detyrës së Tij në krye të shtetit shqiptar. Në këtë mesazh, Gauk është shprehur se "fillimi i Presidencës Suaj përkon jo vetëm me 100-vjetorin e pavarësisë së vendit Tuaj, por edhe me përvjetorin e 25-të të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, të cilat unë dëshiroj t'i zhvilloj më tej së bashku me Ju!". Ndërkohë presidenti gjerman e siguron Presidentin Nishani se “Gjermania do të qëndrojë në krah të vendit tonë edhe në kuadër të përpjekjeve ende të domosdoshme për dhënien e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian”. 
Gjithashtu, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë këtyre ditëve ka marrë mesazhe urimi nga Presidenti i Indisë, Pratibha Devisingh Patil; Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Lartësia e Tij, Sheiku Sabah Al Ahmad Aj Jaber Al Sabah dhe Princi i Kurorës, Sheiku Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah; Presidenti i Maltës, Dr. George Abela dhe Sulltani i Sulltanatit të Omanit, Qaboos bin Said.
Promo
Live Stream
Moti
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,21
109.58
EUR / LEK
0,41
141.05
GBP / LEK
-0,25
166.85
CHF / LEK
-1,16
113.36
JPY / LEK
-1,32
106.81
Partnerë