Lajm i hidhur për tifozët e Milanit, Ibra nuk vjen në janar

08:07 | 11/12/2018

Barazimi me Torinon e la Milanin në vend të katërt, pra brenda objektivave të sezonit, por gjithsesi la shije jo të mirë. Praktikisht u humbën dy pikë në shtëpi, në një moment kur mendohej se skuadra e Gatuzos do të dinte të përfitonte nga humbja e Interit, dhe do të afrohej me tre vendet e para.

Kjo nuk ndodhi dhe ambiciet e lombardëve u ridimensionuan, si ato të një ekipi që nuk mund të matet ende me Juven dhe Napolin. Vetë trajneri milanez e deklaroi këtë pas ndeshjes, madje duke lavdëruar lojën e futbollistëve të tij.

“Nuk mund të qahem për ndeshjen. E dinim që Torino ishte e fortë, pasi nuk kishte humbur asnjë ndeshje jashtë fushe këtë sezon. Ne krijuam shumë raste, por nuk ishim të saktë. Luajtëm mjaft mirë, edhe pse nuk e nisëm ndeshjen siç duhet. Një vit më parë, një ndeshje të tillë, duhej ta kishim humbur, ndaj jam i lumtur me lojën e Milanit”, u shpreh Gatuso.

Edhe gazetat nuk ishin tepër kritike për skuadrën e madhe.

“La Gazeta delo Sport”: Milan-Toro, një barazim europian. Xhixho bën mrekullinë! Leonardo: Jo Ibra, por na duhet një sulmues!

“Il Corriere dello Sport”: Kuqezinjtë në -3 nga Interi! Milani stop dhe lamtumirë Ibra!

“Tuttosport” vlerëson Torinon dhe e krahason me ekipin që doli kampion në 1976: Toro e hekurt, stil Radiçe!

Megjithatë, për tifozët nuk mjaftoi mërzitja e barazimit në “San Siro”, por drejtori sportiv, Leonardo, i dha edhe një tjetër lajm të keq.

“Kemi bërë çdo përpjekje që kemi mundur, por Ibra nuk vjen në janar. Ai i ka dhënë fjalën skuadrës në Amerikë dhe ka rinovuar kontratën. Do të ishte një histori e mrekullueshme, por nuk kthehet. Kemi marrë Paquetën për 35 milion euro, por duhet të presim nëse do të vijë Fabregasi nga Çelsi. Ne na duhet një sulmues, por kemi probleme me Lojën e Ndershme Financiare të UEFA-s”.

Pas 15 javësh kampionat, Milani ndodhet në vend të katërt me 26 pikë, veçse i rrezikuar nga disa skuadra që janë pranë dhe synojnë zonën Champions./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono