EKSKLUZIVE/ Nisin negociatat për kthimin e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Houl

16:34 | 03/12/201916:340

Kanë nisur negociatat për kthimin e të gjithëvë fëmijëve shqiptarë që ndodhen në kampin Al-Houl në Siri. Lajmi konfirmohet për Abc News nga Konsulli i Nderit i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Liban, Mark Ghraib.

Pas suksesit në rikthimin e shqiptarit, Alvin Berisha nga Kampi Al-Houl në Siri, Mark Ghraib ka marrë autorizimin zyrtar nga autoritetet shqiptare dhe ka nisur negociatat me personat e interesuar për të terhequr qytetarët shqiptarë të cilët janë në Kampin Al-Houl.

Operacioni i shpëtimit do të kryhet për të gjithë fëmijët e të mitur nga mosha 16 vjeç e poshtë.

Gjatë vitit 2012-2014 brenda territorit sirianë janë futur 31 fëmijë shqiptarë bashkë me prindërit e tyre, ndërkohë që 20 të tjerë kanë lindur në Siri nga prindër shqiptarë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono