Lacio fiton kupën e Italisë, Strakosha i rrëmben trofeun Gjimshitit

12:30 | 16/05/2019

Lacio fiton Kupën e Italisë në finale ndaj Atalantës, por pati shumë polemika pas ndeshjes, për një penallti të padhënë. Tomas Strakosha i mori suksesin Berat Gjimshitit.

Kjo skuadër mund të quhet anti-Juventusi, të paktën për trofetë.

U bë e Lacios Kupa e Italisë pas finales së luajtur ndaj Atalantës në “Olimpiko” të Romës, dhe kryeqytetasit kanë tani 5 trofe në 10 finale në epokën e dominimit të plotë juventin.

Kjo ishte kupa e tretë që nga viti 2013, plus edhe dy superkupa, dhe njëri nga lojtarët standard të sukseseve, ka qenë pikërisht Tomas Strakosha.

Portieri i kombëtares shqiptare i ka fituar të 5 këto trofe, ndërsa këtë radhë ia doli përballë shokut të tij në përfaqësuese, Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi kuqezi nuk mundi të ishte në formën maksimale këtë herë. Finalja ishte tepër e fortë, edhe pse po luhej në stadiumin e Lacios, dhe diferenca u bë vetëm në minutat e fundit, pasi trajneri Inzagi bëri zëvendësimet.

Milinkoviç Saviç shënoi në minutën e 82-të, ndërsa Korrea goditi pikërisht në minutën e fundit të kohës së rregullt. Gjithsesi, pati edhe një moment të dyshimtë, që mund ta kishte ndryshuar ndeshjen.

Bastos i Lacios preku topin me dorë në zonë, ndërsa ishte gjuajtje drejt portës. Penallti e pastër e padhënë për ekipin nga Bergamo, ndërsa lojtari lacial mund të kishte dalë me të kuq, nëse do të kishte marrë të verdhën e dytë.

Gjyqtari Banti bëri një gabim të pafalshëm, shumë të rëndë, këtë mund ta pranoja përpara sesa të vendosej VAR-i, por tani jo, nuk mund të tolerohet. Topi preket me dorë nga mbrojtësi i Lacios në zonë, ndërsa po shkonte drejt portës, dhe nuk sinjalizohet asgjë. As nuk kontrollohen pamjet. Kjo është mungesë respekti për tifozët e Atalantës”, tha pas ndeshjes, trajneri i Atalantës, Gasperini.

Edhe mediat i bënë jehonë kritikave të tij.

“La Gazeta delo Sport”: Fluturim i Lacios, furi e Gaspit! Finalja e Kupës së Italisë, në “Olimpiko”, Lacio mund 2-0 Atalantën!

“Tutosport”: Triumf i Lacios, por është furi e Gaspit! Milinkoviç dhe Korrea i japin kupën në fund lacialëve, në pjesën e parë, mohohet penallti e pastër për Atalantën!

Gjithsesi, trajneri i Lacios, Inzagi, ishte tepër i lumtur me trofeun.

Ishte e mrekullueshme që e fituam Kupën përpara tifozëve tanë, ishte një ndeshje e madhe, dhe duhet t’i bëj komplimentet e mia Atalantës, që luajti njëlloj si në kampionat. Natyrisht, na ndihmuan edhe zëvendësimet për të fituar. Mendoj se e merituam për gjithçka që kemi bërë këtë sezon”, u shpreh ai.

Lacio u barazua me Interin, me 7 kupa të Italisë, të fituara në histori, ndërsa Atalanta nuk e fitoi dot kupën e saj të dytë.

Gjithsesi, skuadra nga Bergamo, ku luajnë shqiptarët Gjimshiti dhe Etrit Berisha, është shumë pranë kualifikimit për në Champions, nëpërmjet Serisë A./ABC News Albania 24/7


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono