“Ky nuk është momenti”, Meta anulon tubimin e 8 Dhjetorit në Qytetin Studenti

22:18 | 03/12/201922:180

Presidenti Ilir Meta tha sonte se tubimi i thirrur në 8 dhjetor në sheshin “Demokracia”, në Qytetin Studenti nuk do të organizohet. Presidenti shprehet se ky nuk është momenti i duhur për të tërhequr njerëzit që po ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre për t’i nxjerrë në shesh. Por nga ana tjetër theksoi se ideja e referendumit nuk ndryshon dhe qytetarët do të thirren në një moment tjetër.

“Kjo situatë e krijuar pas tërmetit prevalon mbi çdo lloj iniciativë tjetër. Tani është momenti i bashkëpunimit për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe që po ndeshet vendi dhe mijëra familje. Kjo është prioritare dhe nuk është koha apo momenti për të krijuar, apo mbajtur një fokus tjetër. Kjo nuk do të thotë që unë kam ndryshuar mendim se cila është rruga që do ti çojë shqiptarët para dhe do ti bëjë të ndihen zot të vendit të tyre, por nuk është koha në 8 dhjetor për të tërhequr njerëzit nga ndihma që po i bëjnë bashkëqytetareve të tyre”, tha presidenti Meta në emisionin “Përballë” në RTSH.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono