Kuvendi rrëzon 8 dekrete të Metës

15:28 | 12/09/2019

Kuvendi rrëzoi sot 8 dekrete të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke lënë në fuqi dy kontratat e shumë debatuara koncesionare për ndërtimin e akseve rrugore Orikum Dukat, dhe Milot – Balldren.  Ministrja Spiropali tha se pret që Meta të çlirohet nga detyra për të drejtuar opozitën, ndërsa Presidenca replikoi duke i quajtur kontratat vjedhje.

Nuk ka paqe mes socialistëve dhe Ilir Metës. Siç kishin paralajmëruar, socialistët rrëzuan në Kuvend 8 dekrete të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Vetëm 22 vota nga opozita parlamentare mbështetën Ilir Metën që kërkonte ndryshimin e ligjit për koncesionet, por mazhoranca e rrëzoi dekretin me 76 vota kundër.

Kuvendi la në fuqi dy kontratat e shumë debatuara koncesionare për ndërtimin e akseve rrugore Orikum Dukat, dhe Milot – Balldren me 76 vota kundër dhe 23 pro. Mazhoranca po ashtu rrëzoi propozimin e tretë të Metës për kryetar të KLSH-së. Petraq Milo mori 77 vota kundër e 15 pro.

Më herët, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin akuzoi Presidentin për lidhje të drejtpërdrejta me opozitën.

Menjëherë erdhi nga Presidenca reagimi i zëdhënësit Tedi Blushi.

“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste. Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë”.

Dekreti i Presidentit që ktheu pas ligjin për Akademinë e Shkencave është parashikuar të rrëzohet javën tjetër.

/ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono