Kuvend, përplasja e parë mazhorancë-opozitë

11:51 | 20/12/2018

Po e përshkojnë këtë rrugë pas afro 5 muajsh. Por nuk hynë njëherazi të gjithë deputetët e opozitës. Këtë e vuri re kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili në emër të grupit kërkoi futjen e rendin e ditës të miratimit të draftit për reformën zgjedhore i cili adreson edhe kërkesat e opozitës sipas Ballës.

Taulant Balla: Sigurisht unë përgjigjen për këtë do ia kërkoja zotit Spaho, zotit Basha, por në këtë orë është pak vështirë që zoti Basha ta kapi sepse ju e dini kur e ka orarin e mbërritjes në parlament. Gjithmonë me vonesë, gjumi është problem i madh.

Me fjalë në gojë e zunë ish-kryetari dhe kreu aktual i Partisë Demokratike.

Taulant Balla: Sigurisht erdhi pronari i ndërmarrjes edhe drejtori, por besoj që të dy ërkoj që të shpreheni lidhur me kërkesën për të futur në rend të ditës kodin zgjedhor, sipas të gjitha atyre që keni kërkuar një për një. Për zgjedhjet e 30 qershorit të jemi gati për zgjedhjet lokale.

Përgjigjen e merr të prerë nga kryetari i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha: Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallenj si gomari. E dini fare mirë që ka një komision. Si mund ta sjellësh pa kaluar komisionin. Çfarë po bëni ju këtu? E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar. Jeni hileqarë, të poshtër. Del këtu shoku i trafikantit që do të bëjë pallate tek Unaza e Re e do të bëjë reformë zgjedhore tufë hajdutësh, banditësh. Gjysma prej jush duhet të jetë në burg. Prandaj leri këto gomarrliqe, fillo nga pika e parë e rendit të ditës që kemi rënë dakord.

Arsyeja pse ndodhen në këtë seancë janë studentët thotë shefi opozitës.

Lulzim Basha: Kemi ardhur vetëm për atë buxhet të studentëve këtu.jo se kemi dyshim se çfarë mund të ndodhë, por tu tregojmë atyre të tjerëve që mund të kemi ndonjë pikë besimi se mund të ndryshojë diçka. Të dëgjojnë se po të ndalojë vjedhjen ky hajduti psiqik mund të ketë para për tarifat e studentëve dhe lerini gomarlliqet e tjera se s’kemi ardhur të tallemi me ju. tufë horrash dhe banditësh.

Nuk i ka mbaruar akuzat kryetari demokrat.

Lulzim Basha: E shkelur 3 herë procedurën në këtë rend dite. Ke shkelur Kushtëtutën, ke shkelur procedurën. Pasi keni kapur gjithçka, kap edhe bordin e Bankës së Shqipërisë. 28 firma të këtyre deleve të bandës së hajdutëve.

Tensioni karakterizon këtë seancë.

Ik mos bëj si trim janë fjalët me të cilat i është drejtuar deputeti Erjon Braçe kreyedemokratit Lulzim Basha. As ky i fundit nuk i ka kursyer tonet e ashpra.

Zgjidhjen ia dha kryetari i Kuvendit.

Gramoz Ruçi: Atëhere drafti ngelet aty. Ftoj aktorët dhe faktorët politikë parlamentarë të vazhdojnë negociatat me njëri-tjetrin, me qëllim që të plotësojmë detyrimin për miratimin dhe kurorëzimin e vendimit të mëparshëm që kemi marrë për reformën elektorale.

Kodi Zgjedhor duhet të miratohet 6 muaj para zgjedhjeve sipas këshillës së organizatave ndërkombëtare, por duket se nuk po i shpëton ndikimit nga konflikti politik mazhorancë – opozitë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono