Kushtetuta i njeh të drejtën Presidentit për të ç’dekretuar zgjedhjet 

15:15 | 09/06/201915:150

Vendimi i Metës për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve vendore shihet pozitivisht nga ekspertë të kushtetutës e zgjedhjeve. Për ish kryetarin e KQZ Kristaq Kume dhe konstitucionalistin Jordan Daci, vendimi është i drejtë nga ana kushtetuese.

Kristaq Kume: “Presidenti i Republikës si përfaqësues i uniteti të popullit dhe garant i Kushtetutës, në vlerësimin tim ka bërë veprim e duhur, për sa kohë që kriza politike ishte duke majisur gjithmonë e më shumë”.

Jordan Daci:Të bësh politikë do të thotë të marrësh pjesë në ushtrimin pushtetit shtetëror. Në këtë pikëpamje ushtrimi i kompetencave të Presidentit hyn pjesë në politikë bërjen e shtetit të Republikës së Shqipërisë. Është ligjor si vendim sepse ka bazë kushtetuese dhe ligjore për të marrë këtë vendim”.

Nga ana tjetër, vendimi i Presidentit u jep mundësi palëve që të ulen në tryezë për zgjidhjen e krizës politike.

Kristaq Kume: “Një vendim i cili krijon mundësi për të realizuar një proces zgjedhor me standarde dhe jep një mundësi të madhe për t’i bërë palët që të ulen së bashkull , jo vëtm për të gjetur datën e zgjedhjeve por për të zgjidhur edhe situatën”.

A ka hapësira ligjore për të anashkaluar apo atakuar dekretin e presidentit?

Jordan Daci: “Nuk ka hapësira kushtetuese për të anashkaluar këtë dekret”.

Sipas Kumes pas nxjerrjes së dekretit të Presidentit, aktivizohet KQZ

Kristaq Kume: “KQZ duhet të ndërpresë punën që është duke bërë në përgatitje të procesit zgjedhor”.

Të dy bien dakord se mungesa e gjykatës kushtetuese, nuk le hapësira për interpretim të një akti kushtetues si dekreti nominal i Presidentit të Republikës./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono