Erdogan mesazh kurdëve: Ikni prej veriut të Sirisë ose sulmet vazhdojnë

14:46 | 16/10/201914:460

Militantët kurdë në veri të Sirisë duhet të dorëzojnë armët dhe të largohen menjëherë nga ajo që Turqia konsideron si zonë sigurie. Është kjo deklarata e presidentit Erdogan i cili theksoi se kjo është e vetmja mundësi për ta.

Presidenti turk Erdogan u shpreh qartë se e vetmja mundësi për militantët kurdë në Siri është dorëzimi i armëve dhe tërheqja. Ai u shpreh se qëndrimi i Turqisë është i prerë, ata duhet të dorëzojnë armët menjëherë, të shkatërrojnë fortesat e tyre dhe të tërhiqen nga zona e sigurisë të fiksuar nga Turqia.

Erdogan e bëri këtë deklaratë para deputetëve të partisë së tij AKP, duke shtuar se kjo do të ishte mënyra me e shpejtë për të zgjidhur problemet në Siri. Ai shtoi se gjatë gjithë historisë së saj Turqia nuk ka kryer masakra civilësh dhe nuk do ta bëjë as tani, në ofensivën ushtarake kundër militantëve kurdë në veri të Sirisë.

Ndërkohë forcat qeveritare siriane kanë marrë nën kontroll bazat ushtarake të braktisura nga ushtarët amerikanë në veri – lindje. Lajmi raportohet nga rrjeti televiziv Rossia 24, duke transmetuar pamje nga situate në Siri./ABC News Albania 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono