Kushi në ABC News: Dhuna e opozitës e parapërgatitur


15:55 | 12/04/2018

Depuetja e PS-së Evis Kushi është ftuar në studion e ABC News për të folur rreth seancës së sotme parlamentare. Sipas saj opozita kërkon pretekste për të ushtruar dhunë për të destabilizuar dhe për të prishur seancën parlamentare në funksion të interesave të saj.

“Opozita e ka treguar se kërkon pretekste për të ushtruar dhunë për të destabilizuar për të prishur seancën parlamentare. Unë besoj se thirrjet për dhunë, kur thërrisnin për dhunë në çadër, kur thërrisnin qytetarët për të marrë armët nga parlamenti. Kur është fjala për interesat e saj opozita e ka treguar gjithnjë”.

Kushi bëri thirrje që të distancohen nga dhuna pasi sipas saj kjo dëmton imazhin e vendit dhe pengon integrimin në një kohë që jemi në prag të çeljes së negociatave me BE-në.

“Të distancohen nga dhuna se kjo dëmton imazhin, biznesin, ekonominë dhe integrimin”.

Veprimi i Bushatiti, sipas depuetes socialiste ishte një veprim instiktiv, përballë dhunës së parapërgatitur të opozitës.

“I gjithë kabineti qeveritar gjatë gjithë kohës u qëllua me ujë e me sende të forta, është veprim instiktiv dhe jo i qëllimshëm. Dhuna e opozitës ishte e parapërgatitur. Opozita kërkon vazhdimisht një kauzë, edhe Kukësi ishte një kauzë për ta shfrytëzuar për të arritur objektivat e tyre”.

Në studion e ABC News Kushi foli gjithashtu edhe për tarifën për Rrugën e Kombit dhe reagimet e biznesit e banorëve. /abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono