Kushi: Gati për dialog, por jo për të negociuar vullnetin e popullit

19:44 | 04/03/2019

“Ne nuk jemi asnjëherë për të shkelur Kushtetutën. Ne nuk jemi për të negociuar parimet bazë të Kushtetutës”.

Është kjo deklarata e deputetes së Partisë Socialiste, Evis Kushi, në emisionin “Mbrëmje Ide” në ABC News. Ajo theksoi gjithashtu se mazhoranca është gati për dialog me opozitën. Gjithashtu ajo tha se disa kandidatë të opozitës kanë pranuar mandatin parlamentar, duke u ngritur mbi sherret politike dhe duke vënë përpara interesat e kombit.

Sipas Kushit, dialogu mund të kryhet edhe në kushtet kur opozita nuk është në parlament.

“Lulzim Basha mbetet ende lideri i opozitës. Ai ishte lider i opozitës edhe kur nuk ishte në parlament. Ne mund të dialogojmë. Mesa duket disa kandidatë të opozitës janë përgjigjur pozitivisht edhe thirrjes së ndërkombëtarëve. Ata kanë bërë thirrje jo vetëm që të pranojnë detyrat, por të ngrihen mbi sherret politike dhe të vënë interesat e kombit. Shpresoj që opozita ta kuptojë që nuk duhet të vërë në rrezik interesat afatgjata të vendit. Kjo sjellje politike e opozitës, e cila është e përqendruar në sulm ndaj institucioneve dhe djegie të mandateve që është tradhti ndaj votuesve janë sjellje që dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, dëmtojnë reformat dhe dëmtojnë proceset integruese”, tha ajo.

Kushi solli në vëmendje protestën e studentëve si shembulli më i mirë i dialogut.

“Nuk diskutohet që ne e kemi seriozisht kur themi që duam dialog. Ne e kemi treguar që me dialog bëjmë punë të mira. Shembull i kësaj është protesta e studentëve”, u shpreh deputetja.

Ajo theksoi se qeveria dhe parlamenti janë legjitime dhe kjo është e panegociueshme.

“Ne nuk mund të negociojmë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Kemi një shumicë që është me 74 mandate. Qeveria dhe parlamenti janë legjitime, me një proces të pranuar nga të gjithë. Nuk mund të kujtohemi pas 2 vitesh që të themi ka pasur vjedhje. Nuk mund të negociojmë rregullat bazë të demokracisë. Pozicioni ynë është legjitim”, nënvizoi Kushi.

Për sa i përket protestave të opozitës, deputetja e Partisë Socialiste, tha se “Ne nuk kemi asgjë kundër protestave, por ama nuk duhet të jenë të dhunshme, të dëmtojnë institucionet kushtetuese dhe protestuesit të sulmojnë deputetët”.

Ndërkohë Kushi foli dhe për Kongresin e PS-së që pritet të mbahet më 23 Mars. Atë ditë pritet që të zyrtarizohen edhe emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të Qershorit. Kushi theksoi se fakti që opozita dogji mandatet, kjo nuk do të thotë që mazhoranca do t’i ndjekë nga pas, duke nënkuptuar që do të vazhdohet mandati qeverisës.

“Procesi nënkupton dhe sondazhet që do bëhet në këto periudha. Do zhvillohen diskutime me strukturat për të marrë propozime. Është një proces dhe do të jetë Kongresi që do zyrtarizojë emrat e kandidatëve.

Fakti që opozita ka zgjedhur këtë rrugë, na bën ë të ndërgjegjshëm për të vazhduar rrugën e reformave. Fakti që ata vendosin të bëjnë vetëvrasje politike nuk na bën ti ndjekim nga pas”, tha ajo./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono