Kush prek zgjedhjet, izolohet në Shqipëri për 5-10 vjet

15:29 | 19/06/201915:290

Kush pengon zgjedhjet do të ndalohet të dalë nga Shqipëria për një periudhë 5-10 vjet. Ky është ndryshimi më i fundit që socialistët i kanë bërë Kodin Penal, e që pritet ta miratojnë nesër në seancën plenare. Kryeministri Rama e njoftoi këtë si një nismë të domosdoshme në kushtet ku ndodhet vendi.

Veç menysë së burgut, socialistët kanë menduar edhe një ofertë izolimi brenda Shqipërisë për ata që mund të cënojnë zgjedhjet.

Specialiteti më i ri i sezonit zgjedhor është gatuar në kuzhinën e Komisionit të Ligjeve.

Ata kanë miratuar një ndryshim në Kodin Penal që parashikon izolim brenda Shqipërisë për 5-10 vjet me vendim gjykate për ata që shkatërrojnë zgjedhjet.

Konsumatorë të këtyre veprave, këto zgjedhje, duket se ka mjaftueshëm.

“Ndalimi i daljes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë jepet nga gjykata për një kohë nga 5 deri në 10 vjet ndaj personit që kryen një vepër penale që prek zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik,”-thuhet në amendament.

Gjatë shoqërimit të Erjon Veliajt në fushatën elektorale në kryeqytet, kryeministri prezantoi këtë nismë ligjore.

Ndryshimi, së bashku me paketën e ashpërsimeve të tjera të Kodit Penal, pritet të miratohet këtë të enjte në seancën plenare.

Duke marrë në konsideratë se hyrja në fuqi e tij kërkon edhe dekretimin e mëparshëm nga presidenti Ilir Meta, është e vështirë që ky ndryshim ligjor të hyjë në fuqi përpara 30 Qershorit, datë e cila po prodhon konflikutualitet jo vetëm politik, por edhe mes policive bashkiake e forcave të rendit. /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono