DEMTIMET/ Malaj: Ata që kanë marrë kredi për shtëpi i kanë banesat e siguruara

18:05 | 02/12/201918:050

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, duke folur në studion e “Abc News”  tha  se të dëmtuarve nga tërmeti që e kanë marrë shtëpinë me kredi, siguracioni u garanton dëmshpërblim 100%. Ai sqaron se është e rëndësishme që qytetarët, nëse kanë probleme me bankën private ti drejtohen asaj qendrore.

“Kush ka ankesë për shërbimet financiare duhet ti drejtohet Bankës së Shqipërisë, por edhe të na vënë në dijeni”, tha ai.

“Të gjithë ata që kanë marrë kredi për shtëpi duhet të dinë se banesat e tyre janë të siguruara”, u shpreh Malaj.

“Tërmeti më i madh që po na vret deri tani është tërmeti i frikës, kultura jonë e sjelljes duhet të ndryshojë, sepse nëse njerëzit kanë krize psikologjike, kjo duhet të menaxhohet. Duhet një ndihmë financiare e menjëhershme që qeveria e bëri. Të krijohet solidariteti social që asnjë të mos vuajë, institucionet të fokusohen aty ku ka ndodhur fatkeqësia”, deklaroi Malaj.

“Shoqata e Bankave duhet të nxjerrë njoftime edhe më të qarta, të sqarojnë çdo qytetar. E vetmja gjë e rëndësishme  është të krijojmë një realitet të ri ekonomik dhe social”, tha ai më tej./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono