Kush janë ditët më të mira në javë për të punuar

19:31 | 23/08/201919:310

Tashmë, një studim ka zbuluar se kur janë ditët në të cilat njerëzit kanë produktivitet më shumë në punë. The Mirror shkruan se për këtë kërkim u pyetën 2000 punonjës zyrash.

Në përfundim u zbulua se koha më produktive për një punonjës gjatë ditës është mes orës 10:00-11:00.  Më tej sipas studimit, e marta është dita në të cilën punonjësit ndiheshin se kishin më shumë produktivitet. Kjo ditë ndiqet nga e hëna dhe e mërkura.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se çdo person punon ndryshe. Disa preferojnë të punojnë 9:00-17:00, e disa të tjerë me orar tjetër. Një përfitim i mundshëm i punës me orar të lëvizshëm është mundësia e punonjësve për të menaxhuar ditën kur niveli i produktivitetit mund të jetë më i lartë, dhe për këta arsye ndihmon në menaxhimin e kohës në mënyrë më eficente”, tha një drejtues i një kompanie në lidhje me kërkimin./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono