Kush i paguan faturat e Davos?

12:43 | 23/01/201812:430

Foumi i Davos mbledh së bashku liderë nga më shumë se 70 vende të botës, biznesmenë, politikanë dhe personalitete të tjera nga fusha të ndryshme. Por kush paguan për faturat e këtij forumi, i cili vetëm dy vjet më parë u mbyll me një xhiro prej 238 milionë eurosh?

Bilanci i forumit të Davosit në vitin 2016 u mbyll me një xhiro prej 238 milion eurosh. Forumi i ekonomisë botërore që mbahet në qytetin zviceran duke bërë bashkë njerëzit më të fuqishëm të planetit, në fakt është një organizatë jo fitimprurëse e pavarur dhe që nuk është e lidhur as me shtete të caktuara e as me organizata ndërkombëtare. Ajo funksionon falë investimeve të sipërmarrjeve të mëdha dhe shoqërive nga e gjithë bota.

Ideja e këtij takimi u realizua në 1971-shin nga Klaus Schuab, një ekonomist zviceran i lindur në Gjermani, i cili një vit më vonë organizoi Forumin e parë Europian të menaxhimit duke mbledhur rreth 100 të ftuar.

Në vitin 200, pas 30 vitesh, bilanci i organizatës kishte arritur në 31 milion euro, një shifër e lartë, por në 17 vjet kjo shifër është tetëfishuar. Fondacioni ka një këshill administrative të drejtuar nga professor Shuab, i cili këtë vit mbush 80 vjeç. Në këtë këshill bëjnë pjesë ish zëvendëspresidenti amerikan Al Gore, dhe themeluesi i “Alibaba” Xhek Ma, mbretëresha Rania e Jordanisë, drejtoresha e fondit monetary ndërkombtar Kristine Lagarde dhe shumë liderë të tjerë. Në të dhënat e frumit shkruhet se nuk u jepen para poliikanëve, partive apo organizatave të tjera. Dhe as nuk u paguen honorare atyre që marrin pjesë në aktivitete. Por paguhen rreth 480 nënpunës që përbëjnë më pak se gjysmën e bilancit. Pjesa që mbetet më shumë se 100 milionë euro përdoren për aktivitetet gjatë gjithë vitit.

Ata që paguajnë janë ata që ulen në plate për të dëgjuar të ftuarit e Forumit botëror të ekonomisë. Bëhet fjalë sidomos për administrator të delguar dhe menaxherë të tjerë sipërmarrjesh të nivelit botëror. Që të kesh mundësi të blesh një biletë për të marrë pjesë në forum, duhet fillimisht të mbështesësh fondacionin dhe për këtë ka nivele të nryshme financimi: nga 50 mijë deri në 500 mijë euro. Kësaj shifre i shtohet edh shifra e kërkuar për të lejuar qëndrimin në ditët e forumit.

Endrju Ross Sorkin, gazetar i Nju Jork Tajms, kishte llogaritur disa vjet më parë shpenzime e një administrator të deleguar i ulur në platën e Davos. Në atë kohë ai shkruante në artikullin e tij në 2011-ën se shifra shkonte deri në 57mijë euro për nëj person dhe 500 mijë euro për pesë persona. Por gazetarii shtonte më pas dhe shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit në hotel. Për ekonominë e Davos, që është një qytet i pasur dhe i famshëm për sported dimërore forumi është një përfitim i madh ekonomik.

Prania më e madhe është ende e të ftuarve amerikanë që janë kështu dhe financuesit më të fuqishëm të forumit, me më shumë se 800 persona të pranishëm. Këta ndiqen më pas nga zviceranët dhe britanikët. Po sipas agjencisë ekonomike të informimit, Bloomberg, po rritet shumë numri i kinezëve pjesëmarrës. Këtë vit Kina ka llogaritur më shumë se 100 të pranishëm si politikanë dhe biznesmenë, ndërsa dhjetë vjet më parë ishin më pak se 30.

Dokumentet e fondacionit shpjegojnë se përfaqësuesit e shoqërisë civile, artistët, ministrant dhe krerët e shteteve që vijnë nga më shumë se 70 vende nuk paguajnë për të marrë pjesë. Ndërsa disa grupe si përshembull ato akademike, rimbursohen për shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimin në hotel./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono