Kush është shqiptari që humbi jetën në aksident

09:48 | 25/04/2019

Identifikohet i riu shqiptar që ndërroi jetë në një aksident mes të martës dhe të mërkurës të ndodhur në Pianvallico të Firences. Ai është Edjon Kapllani, 26 vjeç, i cili ndodhej në bordin e një mjeti që drejtohej nga një shok i tij, edhe ai 26-vjeç. Në automjet bashkë me dy të rinjtë ishte edhe vëllai i Kapllanit, 19-vjeçarit.

Sipas mediave italiane i riu jetonte në Borgo San Lorenzo bashkë me familjen dhe po udhëtonte për në Scarperia, pasi do të shkonte për të takuar të fejuarën. Por sikundër edhe shkruajnë mediat e vendit fqinj, një kthesë e ‘mallkuar’ ndoshta edhe shpejtësia e lartë, bëri që automjeti të humbte kontrollin dhe të rinjtë të përplaseshin me një pemë.

Për pasojë aksidenti ishte fatal për 26-vjeçarin, ndërsa vëllai i tij i vogël dhe miku i tij mbetën të plagosur rëndë. Ata u dërguan në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha vëllai i Kapllanit fatmirësisht  është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i makinës, mësohet se ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e poshtme të trupit. Ndërsa hetimet për aksidenti vijojnë nga karabinierët e Borgo San Lorenzo./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono