Kush është Mike Pompeo, Sekretari i ri Amerikan i Shtetit?

15:52 | 13/03/2018

Emërimi i Majk Pompeo, si sekretari i ri amerikan i shtetit përflitej prej kohësh, pasi drejtori i CIA-s është konsideruar gjithnjë, si një nga njerëzit më besnikë të presidentit amerikan Trump.

 

Presidenti amerikan Donald Trump zyrtarizoi zëvendësimin e Rex Tillerson në postin e sekretarit të shtetit, me drejtorin e CIA-s Majk Pompeo. Vendimi përbën një ndryshim shumë të rëndësishëm për sigurinë kombëtare amerikane në kuadër të negociatave me Korenë e Veriut, sipas asaj që deklarojnë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Me anë të një mesazhi në profiling e ti Tuiter, kreu I shtëpisë së bardhë konfirmoi pompeon si sekretarin e ri të shtetit duke theksuar se e kishte marrë personalisht këtë vendim i bindur se drejtori i CIA do të kryente një punë fantastike në detyrëne tij të re.

Majk Pompeo u diplomua si i pari i klasës së tij në Uest Point, dhe ka kryer shërbimin ushtarak, ndërsa më pas u diplomua me notat maksimale në Harvard për drejtësi.

Reagimi i tij i parë pas emërimit s’ishte një falenderim për Tramp duke theksuar se pas marrjes në dorë të vendit Presidenti e kishte bërë Amerikën më të sigurtë.

Mike Pompeo ka qenë anëtar i kongresit në radhët e republikanëve duke qenë pjesë e radhëve më të ashpra para se Presidenti Donald Trump ta emëronte drejtor të CIA-s dhe më pas sekretar amerikan të shtetit.

Ish-përfaqësuesi i Tea Party në Kansas tashmë mban postin më të lartë diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prej kohësh Pompeo konsiderohej si një nga njerëzit më besnikë të Tramp, dhe atij i janë dhënë meritat qpër gjetjen e një ekuilibri të ri në CIA në menaxhimin e marrëdhënieve mes agjncisë së spiunazhit dhe presidentit amerikan i cili krahasonte shërbimet amerikane të inteligjencës me nazistët.

Pompeo konsiderohet më agresiv ndaj Kremlinit në krahasim me kreun e shtëpisë së bardhë, dhe në të kaluarën e ka cilësuar presidentin Putin si një lider të rrezikshëm.

Gjatë qëndrimit të tij në kongres, 53 vjeçari republikan ka qenë një kritik i ashpër në çështjen e marrëveshjes për programin bërthamor me Iranin të arritur nga administrate Obama.

Në të kaluarën ka mbrojtur programin e mbledhjes së të dhënave të popullsisë nga Agjencia për sigurinë kombëtare, si dhe është kundër mbylljes së burgut të Guantanamos.



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono