Kush është 64-vjeçarja, zhvaste biznesmenët e Tiranës

15:20 | 23/07/2019

Rreth 1 milion euro është dëmi që ju ka shkaktuar biznesmenëve, duke i mashtrua me projekte ndërkombëtare ndërtimi. Në pranga të uniformave blu ka përfunduar Violeta Petro, ndërsa në emër të mashtrueses janë bërë 7 kallëzime në policinë e Tiranës.

Kjo është Violeta Petro, e cila u arrestua nga policia e Tiranës, nën akuzën se mashtronte biznesmenët, duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj.

Në Seksionin për Krimin Ekonomik dhe Financiar në drejtorinë e Policisë së kryeqytetit, kishin mbërritur disa kallëzime nga pronarë e biznesmenë të ndryshëm se një shtetase, nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre. 64-vjeçarja prezantohej si përfaqësuese e një organizate ndërkombëtare, dhe  u premtonte financime në projekte ndërtimi jo vetëm në Tiranë por edhe në zonat bregdetare.

Në emër të 64-vjeçares Vieleta  Petro janë bërë të paktën 7 kallëzime nga qershori deri në korrik. Nga hetimi rezultoi se paratë që biznesmenët ia kanë dërguar në rrugë bankare Petros për parapagim janë tërhequr  nga e arrestuara dhe për gjetjen e tyre do të kërkohet edhe bashkëpunimi i saj. Ndërkohë dyshohet se dëmi i shkaktuar është rreth 1 milion euro.

Edhe në të kaluarën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë bërë shumë kallëzime për vepra penale të Mashtrimit. Në 2018 u proceduar 215 autorë, ndërsa shifra nga viti në vit ka ardhur ne rritje.

Sipas prokurorisë së Tiranës, qytetarët që kanë rënë më shumë pre e mashtrimeve kanë qenë ato persona që kishin porositur njësi banimi pranë shoqërive të ndërtimit, duke bërë edhe pagesën e plotë të pronës. Por ka rezultuar nga hetime se apartamentet apo njësitë e shërbimit të cilat ata kanë blerë, janë shitur rishtas nga shoqëritë e ndërtimit të tretëve, e për këtë arsye nuk mund të jenë pronar të këtyre pasurive, duke çuar në prangosjen e shumë prej pronarëve të firmave të ndërtimit./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono