Kursi i këmbimit/ Guvernatori Sejko: Ndërhymë se po rrezikohej inflacioni


18:14 | 04/07/2018

Kursi i këmbimit po rrezikonte inflacionin. Guvernatori Gent Sejko shpjegoi ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, ndërsa tha se po ndjehen efektet pozitive të saj.

Banka e Shqipërisë do të vijojë të blejë valutë për të shmangur efektin negativ të kursit të këmbimit. Guvernatori Gent Sejko e bëri të ditur në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës ku sqaroi se ndërhyrja në tregun valutor do të vijojë deri në stabilizim të çmimeve.

“Në kursin e këmbimit nuk mund ta parashikojmë dhe nuk e përcaktojmë dot dhe në këtë kontekst nuk përcaktojmë dot as masën e ndërhyrjeve tona. Ajo që mund të themi është që Banka e Shqipërisë ka filluar ndërhyrjen, duke bblerë valutë në treg”

Guvernatori nuk bëri të ditur se sa është shuma me të cilën Banka Qendrore ka ndërhyrë deri tani në treg, por tregoi se për momentin u arrit stabilizimi i kursit të këmbimit.

“Ka patur një efekt pozitiv, kemi ndaluar nëpërmjet këtij programi mbiçmimin e monedhës vendase i cvili ishte ngativ. Ne raportojmë pas çdo tremujori për sasinë e ndërhyrjeve”.

Valuta që qarkullon në vend deklaroi Guvernatori Sejko është e pamatshme pasi Banka e Shqipërisë disponon të dhëna vetëm për atë që qarkullon në sistemin bankar, e cila aktualisht është rreth 4.3 miliardë euro, por nuk ka informacion për atë që hyn në tregun informal.

Gjithashtu Guvernatori Sejko deklaroi se Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit ne nivelin e 1%, minimumi historik, ndërkohë që pret rritje të mëtejshme të ekonomisë dhe shfrytëzim më të mirë të kapaciteteve prodhuese në nivel afatmesëm./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono