Kurorëzohet edicioni i katërt i “Tirana Art Fest”

13:00 | 10/06/201913:000

Finalja e edicionit të katërt të “Tirana Art Fest” e ktheu sheshin “Skënderbej” në një skenë shfaqesh. Nxënësit e gjimnazeve performuan në kërcim, këngë e multimedia dhe u vlerësuan me çmime.  Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në fjalën përshëndetëse u shpreh se ky shesh u dedikohet djemve e vajzave të talentuara të kryeqytetit, të cilët mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme sociale dhe kulturore. Veliaj gjithashtu vlerësoi angazhimin e mësuesve të 40 shkollave të Tiranës që kanë bërë të rinjtë pjesë të kësaj eksperience. /ABC news Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono