Kur takohen Rama-Kurti? Cakaj flet për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve

21:11 | 23/10/201921:110

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohen së shpejti. Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, tha këtë të mërkurë se bëhet fjalë për punë ditësh që dy liderët të takohen.

“Është çështje ditësh kur ata do të takohen dhe do të diskutojnë në hapat e mëtejmë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk mund të flas për detaje. Di se takimi ka qenë i paraparë më herët. Ka pasur një ndryshim në axhendë për shkaqe rrethanore dhe aspak politike. Takimi do të ndodhë shpejt dhe sa më parë të ndodhë aq më mirë sepse është e rëndësishme të rinergjizohet bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë sepse kemi shumë punë për të bërë sëbashku”, tha Cakaj, gjatë një interviste përballë gazetares Mirela Milori.

Cakaj preferoi të mos komentonte qeverinë e ardhshme të Kosovës, por theksoi se më e rëndësishme për të është bashkëpunimi mes dy qeverive.

“Jam këtu në cilësinë e një përfaqësuesi të institucioneve shqiptare. Unë nuk mund të gjykoj për koalicionet në Kosovë. Nga perspektiva që kam më duket e parëndësishme për shkak të pozionoit që kam. Për mua është e parëndësishme si do jetë koalicioni në Kosovë, por më i rëndësishëm është si do jetë bashkëpunimi i qeverisë së Shqipërisë dhe asaj në ardhje të Kosovës”, tha Cakaj.

Gjithashtu ai komentoi edhe idenë e asaj që analistët e kanë cilësuar si mini-shengeni ballkanik. Për Cakajn, ky nuk është emërtimi i duhur dhe theksoi se ajo iniciativë nuk përbën zëvendësim të axhendës së anëtarësimit në BE. Bashkëpunimi në rajon duhet parë në shërbim të integrimit evropian, sipas ministrit.

“Perspektiva jonë është europiane. Serbia ka orientimet e saj, të cilat ne si Shqipëri e kemi qëndrimin e qartë të cilat janë të papranueshme. Aleatët strategjikë të Serbisë janë të njohur tradicionalisht, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria është duke vlerësuar qëndrimin e saj gjeostrategjik. Ne jemi anëtarë në NATO të përkushtuar për anëtarësimin në BE. Shqipëria është perëndimore në thelb dhe ky komb nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veç vlerave evropiane. Duhet shtuar fakti se përkundër disa dilemave që janë duke ekzistuar për zgjerimin, axhenda për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor do vazhdojë, por për momentin duhet pritur metodologjia e re se si do vijojë tutje procesi i negocimit për anëtarësi. Supozohet që do jetë një metodologji që do të jetë më rigoroze në kushtet që do të shpalosë dhe shkon në drejtim të një procesi më gradual të negocimit”, tha Cakaj./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono