Kumbulla te Napoli? Agjenti i mbrojtësit kuqezi shpjegon gjithçka
Kumbulla, duke festuar një gol me Hellas Verona

18:19 | 15/10/201918:190

Agjenti i Marash Kumbullës, Gianni Vitali, ka folur për Radio Punto Nuovo për mbrojtësin kuqezi. Kumbulla u grumbullua me kombëtaren tonë kuqezi për dy sfidat kundër Turqisë dhe Moldavisë, duke debutuar në takimin kundër këtyre të fundit.

Kur u pyet për ecurinë dhe të ardhmen e Kumbullës, Vitali tha: “Kumbulla është shumë i emocionuar për karrierën e tij, pasi po merr vlerësimet që i meriton. Gjithsesi, ai është një person që qëndron me këmbë në tokë dhe punon shumë. Ai e di se duhet të vazhdojë me këto ritme dhe e ardhmja e tij do të jetë e ndritur, pasi shumë skuadra po vuajnë për qendërmbrojtës.

Ai është një djalosh i ri dhe ka pasur disa skuadra të interesuara. Napoli? Nuk kemi folur ende për asnjë ofertë. Marashi është lojtar i Veronës dhe nuk po mendon për merkato. Do të shohim çfarë do të rezervojë e ardhmja”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono